Spanjolli Alvaro Morata nënshkroi për Çellsin për një transferim nga Real Madridi, për shumën fillestare prej 58 milionë euro. Jeta te Çellsi nisi shumë mirë për sulmuesin, i cili shënoi plot tetë gola në po aq ndeshje në Premier Ligë. Por 25-vjeçari ka hasur vështirësi me ardhjen e vitit të ri, duke dështuar në tentativën e tij për të gjetur rrugën e rrjetës në 10 ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Tani ekzistojnë aludime se Morata po tërbon shokët e tij të skuadrës te Çellsi. Sipas tabloidit britanik “The Telegraph”, pavarësisht pretendimeve të Çellsit, se Morata po përshtatet mirë në ‘Stamford Bridge’, fjalët nga dhoma e zhveshjes thonë se sulmuesi pëlqen të ankohet e të qahet. Ndonjëherë për arbitrimin, për mbrojtësit kundërshtar, ose për dhimbje e dëmtime. Sipas raportimeve, karakteri i Moratës “gota gjysmë bosh” është një prej motiveve të rënies së performancës së spanjollit.