Shkup, 8 janar – Pushteti në Maqedoni jeton me komplekse anti-bullgare, kështu ka deklaruar zëvëndës-kryemnistri i Bullgarisë dhe ministër i Mbrojtjes, Krasiimir Karakaçanov, njofton Koha.mk
“Maqedonia është vendi i vetëm i cili në stemën e saj shtetërore, himin e saj dhe Kushtetut, mbështetet në postulatet e Kominternës dhe të Tito-s. Nga këtu lind edhe e gjithë rezistenca që të vendosen raporte normale njerëzore me Bullgarinë. Ne nuk kemi përse të ndahemi. në dy anët e kufijve gjenden njerëzit e njëjtë të cilët në të shumtën e rasteve flasin bullgarisht, flasin gjuhë të njëjtë, sado që janë bërë tentime në 73 vjeçarin e kaluar që të largohen nga gjuha maqedonase dhe të prezentohen se diçka tjetër”, ka deklarauar Karakaçanov.
Sipas tij, politikat e pushteteve në Maqedoni pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nuk çojnë në krijimin e një identiteti tjetër, por drejt shkatrimit të identitetit bullgar. Ai shton se retorika e partive shqiptare po bëhet gjithnjë e më radikale me thirrje për federalizim dhe kërkën që Gjuha Shqipe të zyrtarizohet si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. (Koha.mk)