Disa nga yjet e kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë kanë mbërritur në Tiranë gjatë ditës së djeshme për ndeshjen e sotme në mbëmje në “Air Albania Stadium”, nën kauzën Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku. Një nga ikonat e futbollit grek, pjesë e kombëtares më të suksessme të tyre të 2004-s kur u shpallën edhe kampion të Europës, Jorgo Karagounis tregon për Top Channel, përcjellë gazeta Koha, gadishmërinë për të qenë pjesë e kësaj kauze.
“Menjëherë sapo mësuam për kauzën që do të zhvillohej ky aktivitet ju përgjigjëm menjëherë ftesës pozitivisht pasi është kënaqësi për ne që të jemi në ndihmë të popullit shqiptar në këto momente pasi jemi këtu për të ndihmuar”- tha Karagounis.
Në aspektin sportiv, Karagounis nuk e harron kurrë Shqipërinë dhe Tiranën, për hidherimin e marrë nga humbja në “Qemal Stafa” 2-1 përball kuqezinjve, edhe pse me petkun e kampionëve të Europës në fuqi, transmeton Top Channel, përcjellë gazeta Koha.
“Ehh ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për Greqinë ajo e vitit 2004. Përballë kishim një Shqipëri shumë të mirë dhe atmosfera e tifozerisë ishte tepër e zjarrtë. Nuk kam si ta harroj atë që ndodhi e mbaj mënd shumë mirë”- përfundoi Karagounis