Njëra nga lulet më të njohura dhe më të përhapura në vendin tonë, janë karafilat. Kurrë flasim për këtë lule, me nostalgji kujtojmë kohërat dhe kujdesin e gjysheve tona. Andaj, shumë kush i quan edhe lule të gjysheve. Emri shkencor Dianthus.
Emrin popullor karafilit ia lanë gjermanët për shkak të ngjashmërisë së aromës së karafilit me atë të mëlmesës me të njëjtin emër. Karafili është në mesin e luleve më të vjetra të kultivuara dhe përmendet në shkrimet e shekullit të parë të erës së re. Kjo lule më së shpeshti përmendet si bimë gjysmë shkurre shumëvjeçare, më rrallë si një apo dyvjeçare.
Karajfilet janë shumëngjyrësh, të bardhë , të verdhë, ngjyrë vjollce apo pembe, por edhe me lara. Ndryshe, thuhet se janë rreth 300 lloje të karajfileve të përhapura në Evropë dhe Azi, më pak në Afrikë dhe Amerikë. Karafili kultivohet në kopsht, por edhe në saksi.