Policia e Vlorës mori një informacion paraprak se në Gjirin e Karaburunit ndodheshin disa pako me lëndë narkotike. Për këtë u nis një patrullë për verifikimin e informacionit. Në vendin e quajtur “Shën Jani” shërbimet e policisë gjetën 2 pako me Cannabis Sattiva.
Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf u bë krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë. Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.