Loredana Zefi nuk ka shumë ditë që publikoi albumin ‘King Lori‘.Ajo përfshiu disa këngë të reja dhe disa të publikuara më parë.
Pas publikimit të albumit, Loredanës menjëherë i janë caktuar data të mbrëmjeve muzikore ne të cilat i ftuar është edhe reperi Mozzik, njëherësh edhe bashkëshorti i saj.
Reperja kosovare e cila jeton në Zvicër, ka ndarë me ndjekësit e saj disa prej datave të mbrëmjeve muzikore ku ka treguar edhe çmimet e biletave.
Varësisht se prej cilit vend do performojë ajo, është caktuar çmimi i biletës por vlen të theksojmë se çmimi më i lartë i saj për një mbrëmje muzikore të Loredanës dhe Mozzik-ut është 35 euro.