Football Leaks po vazhdon të trondit opinionin futbolldashës me publikimet rre kontratave të lojtarëve. Pasi zbuloi kontratat e shumë prej futbollistëve botëror duke përfshirë të Lionel Messit, Mario Balotellit dhe Cristiano Ronaldos, tani edhe një lojtari i zbulohet një detaj mjaft interesant. Në fakt, kjo ueb-faqe ka publikuar kohë më parë kontratën e sulmuesit të Barcelonës, Neymar, por tani ka siguruar edhe disa informacione shtesë, transmeton Telegrafi. Sulmuesi brazilian për çdo nënshkrim që i jep tifozëve me rastin e ceremonive të organizuara prej Barcelonës, do të përfitojë 75 euro. Ndryshe, Neymarit përfiton një pagë prej 9.18 milionë euro prej katalonasve, duke përjashtuar fitimet prej reklamave.