Kaplohet nga zjarri një autobus i NQP

Shkup, 22 gusht – Autobusi dykatësh i NQP Shkup që qarkullonte në linjën me numër 5 sot në mëngjes është kapluar nga zjarri në rrugën Gjorçe Petrov, në afërsi të ndërtesës së komunës. Nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga aty thonë se gjashtë zjarrfikës nga Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe me dy makina kanë shuar zjarrin në mënyrë që të mos shkaktojë dëm më të madh.

Sipas dëshmisë së vozitësit, njëri prej udhëtarëve që ishte në katin e sipërm, alarmoi se është paraqitur një tym. Vozitësi menjëherë ka ndalë autobusin, ka zbritur udhëtarët dhe ka tentuar që vet të shuajë zjarrin me aparat kundër zjarrit, por nuk ka arritur, ashtu që ka thirrur njësitin e zjarrfikësve, të cilët menjëherë janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe zjarrin kanë arritur ta vënë nën kontroll duke e shuar atë. Njësitet e MPB kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizë dhe do të vërtetojnë shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. (koha.mk)