Kapitullimi i turpshëm përballë Iranit

118

Ajatollahët nuk kanë pasur asnjëherë dyshim se evropianët i kanë në pëllëmbë të dorës. Sanksionet e vetme që miratoi Evropa javën e kaluar, ishin disa kufizime simbolike ndaj një numri të vogël zyrtarësh iranianë, një gjest ky solidariteti me ata me shtetësi të dyfishtë që mbahen peng në burgjet iraniane. Tre vite më parë sulmi i planifikuar në zemër të Francës, u pa çuditërisht si një çështje e brendshme iraniane

Nga Jake Wallis Simons

Në korrikun e vitit 2018, policia gjermane ndaloi një makinë me të kuqe të tipit Ford S-Max, që po udhëtonte me shpejtësi drejt Austrisë. Shoferi, Asadollah Asadi, sekretari i tretë i ambasadës iraniane në Vjenë, u arrestua më akuzën e armëmbajtjes pa leje, dhe u dërgua në paraburgim. Ndonëse e pazakontë, ndalimi i diplomatit u bë për një arsye të fortë: Asadi e kishte përdorur imunitetin e tij për të futur në fshehtësi një bombë në një avion tregtar, që udhëtonte nga Teherani në Austri, me synimin kryerjen e atij që do të kishte qenë një nga aktet terroriste më të rënda në Evropë gjatë viteve të fundit.

Sapo mbërriti në Vjenë, ai ua dorëzoi bombën – e koduar me emrin e koduar “Playstation” – dy agjentëve belgo-iranianë të martuar me njëri-tjetrin, Amir Saduni dhe Nasimeh Nami, duke i udhëzuar ata sesi ta shpërthenin bombën gjatë një aktiviteti të përvitshëm të opozitarëve iranianë të mërguar në Paris, ku do të merrnin pjesë edhe personalitete të larta përfshirë ish-kreun e Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, dhe ish-Sekretaren amerikane të Mjedisit Tereza Viliers. Komploti u parandalua ditën e sulmit pas një njoftimi të Mossad, duke shpëtuar kësisoj qindra jetë njerëzish. Asadi u arrestua të nesërmen, teksa po kërkonte strehim diplomatik në Austri. Por provat e shumta që u gjetën brenda automjetit të tij, duhet t’i kishin alarmuar institucionet evropiane. Makina po përdorej në fakt si një stacion inteligjent lëvizës, për t’i orientuar agjentët në terren. Aty gjendeshin shënime të shkruara me dorë të udhëtimeve në 289 vendndodhje në 22 qytete në të gjithë Evropën, si dhe shënime mbi trajtimin e përdorimit të bombave, dhe ide mbi sulme terroriste përmes përdorimit të acidit dhe substancave toksike patogjene.

Gjithashtu u zbuluan faturat për rimbursimet e shpenzimeve dhe lista e pagave të spiunëve, shumë telefona celularë dhe pajisje GPS, si dhe shumë se 30.000 euro në para të gatshme. Shkurt, ai arrestim zbuloi një rrjet spiunazhi iranian në Evropë, i cili ishte befasues si për shkallën, ashtu edhe për fushën e tij të veprimit. Parë në kontekstin politik të kohës, arrestimi u duk gati si ironik. Tetë javë më parë, Donald Trump e kishte tërhequr Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), duke rivendosur sanksionet e “presionit maksimal” mbi regjimin teokratik.

Evropianët ishin tmerruar. Një nga arsyet kryesore që dha Uashingtoni për largimin nga marrëveshja, e nënshkruar në vitin nga administrata Obama, ishte se heqja e sanksioneve i dha mundësi Teheranit të financonte rrjete të gjera terroriste, milicitë e tij në rajon, dhe të vendoste jashtë shtetit raketat e veta. Por ndërsa hetuesit po merreshin me analizimin e materialit të gjetur brenda makinës së Asadit, politikë-bërësit në kryeqytetet e Evropës, ishin të zënë me hartimin e një mekanizmi për ta lejuar Iranin të vazhdonte të bënte tregti me botën pas shpinës së amerikanëve. Sistemi, i njohur si “Instex”, u promovua 5 muaj më vonë, në një përpjekje për të asgjësuar mekanizmin frenues të Uashingtonit ndaj Iranit. Pra Teherani aktivizon rrjetin e tij të gjerë të spiunazhit, në një përpjekje për të hedhur në erë qindra civilë në rrugët e Parisit.

Ndërkohë evropianët përpiqen të sabotojnë presionin amerikan mbi teokracinë iraniane. Një cinik mund ta quajë këtë një vetëvrasje diplomatike. Javën që shkoi, historia po përsëritej sërish. Tetë javë më parë, një gjykatë në Antverp të Belgjikës e dënoi Asadi dhe 3 bashkë-komplotistët e tij me midis nga 15-20 vjet burg. Ky ishte dënimi i parë i një zyrtari iranian për vepra terroriste që nga koha e Revolucionit Islamik të vitit 1979. Megjithatë javës që shkoi, fuqitë evropiane nisën negociatat e drejtpërdrejta me Teheranin në Vjenë, që synojnë të zhbëjnë të gjitha hapat e ndërmarra nga Trump, dhe rivendosjen e marrëveshjes bërthamore.

Sipas gjitha raportimeve, përparimi ishte i shpejtë. Disa ditë diskutime prodhuan një “udhërrëfyes”, që mund të çojë drejt një marrëveshjeje të re brenda 2 muajve të ardhshëm.

Ajatollahët nuk kanë pasur asnjëherë dyshim se evropianët i kanë në pëllëmbë të dorës. Sanksionet e vetme që miratoi Evropa javën e kaluar, ishin disa kufizime simbolike ndaj një numri të vogël zyrtarësh iranianë, një gjest ky solidariteti me ata me shtetësi të dyfishtë që mbahen peng në burgjet iraniane. Tre vite më parë sulmi i planifikuar në zemër të Francës, u pa çuditërisht si një çështje e brendshme iraniane. Shërbimet e sigurisë e çrrënjosën rrjetin e spiunazhit, pastaj iu kthyen punëve si zakonisht. Siç më tha një burim i njohur me këtë çështje: “Ai komplot mund të ketë qenë një zile zgjimi, por evropianët priren të zgjohen herë pas here, dhe pastaj të bien sërish në gjumë”. Dhe këtë herë, Evropa dhe Amerika janë duke dremitur. (Spectator)