Mesfushori i Celticut, Ryan Christie është suspenduar për 3 ndeshje pasi i kapi testikujt e kundërshtarit të tij, Alfredo Morelos në derbin ndaj Rangersit në muajin e kaluar, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
24-vjeçari ishte akuzuar për sjellje të dhunshme për shkak të veprimit të tij ndaj sulmuesit të Rangersit më 29 dhjetor, kur Celticu u mposht 2:1. Christie, i cili kishte pasur një karton të verdhë para incidentit me Morelos, nuk ishte ndëshkuar me tjetër karton të verdhë, por do t’i mungojë Celticut në 3 ndeshjet e ardhshme.
Ndërkohë, Celticu ka reaguar pas këtij vendimi të Federatës Skoceze të Futbollit, duke thënë se ky është një vendim tejet dëshpërues.