Një krijesë mjaft e rrallë është kapur nga studiuesit në brigjet e Portugalisë. Krijesa e kapur njihet si “peshkaqeni i frikshëm” dhe ekzistenca e tij daton që prej 80 milionë viteve më parë. Lidhur me këtë krijesë ka pak informacion teksa raportohet se ka 300 dhëmbë të mprehtë dhe është i gjatë si gjarpër. Ky peshkaqen i përket epokës së dinozaurëve dhe është një nga speciet më të vjetra që jeton ditët e sotme. Gjallesa u kap në 700 metra thellësi dhe është 1.5 metra i gjatë ndërkohë që nuk dihet habitati i saktë i këtyre specieve. Një specie e tillë u kap në Rusi 1 vit më parë nga një peshkatar.