Mban 12 vajza si skllave seksi për vite me radhë, ku gjashtë prej tyre i ishin dhuruar nga prindërit e të rejave, pasi nuk kishin mundur të shlyenin borxhet që i kishin. Lee Kaplan, 51 vjeç, u kap me 12 femra në shtëpinë e tij në Pennsylvania, të cilat i kishte kthyer në skllave seksi. Gjashtë nga vajzat i ishin dhuruar nga bashkëshortët Daniel dhe Savilla Stoltzfus të cilët gjithashtu janë arrestuar, pasi Kaplan u kishte dhënë një ndihmë financiare. Për vite të tëra ai i trajtoi vajzat me moshë 9 deri në 19 vjeçe si skllave seksi, ndërsa më të mëdhatë prej tyre kishin mbetur edhe shtatzënë. Kur autoritetet i zbuluan vajzat, ato deklaruan se ishin përdhunuar dhe ishin kërcënuar me jetë, në rast se tregonin lidhur me kushtet në të cilat jetonin. Siç raporton “Mirror” ku dalin detaje të tjera, të rejat nuk lejoheshin që të dilnin, por mund të shkonin vetëm në oborr. Ishte pikërisht dyshimi i fqinjëve pasi shihnin shumë vajza në shtëpinë e Kaplan, ajo që sinjalizoi policinë, duke çuar në arrestimin e Kaplan.