Madrid, 19 dhjetor – Policia spanjolle e Ishujve Kanare ka arrestuar 11 persona të dyshuar për trafikim me drogë nëpër tërë Evropën, midis të cilëve edhe nga një shtetas të Serbisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, lajmëruan mediat spanjolle. Të arrestuarit dyshohen se nga Amerikan Jugore kanë transferuar sasi të mëdha të drogës, kryesisht kokainë, dedikuar për tregun evropian. Gjatë arrestimeve janë konfiskuar 49 kilogramë kokainë, 20 kilogramë hashash, pushka, municion dhe rreth 40 mijë euro. Grupi u arrestua gjatë operacionit “Scipion”, të cilin policia spanjolle e zbaton nga fundi i vitit të kaluar.