Nuk duhet të ketë qenë në të vërtetë e lehtë shfaqja me këtë emër të “rëndë”, Maradona, që prindërit i kishin vënë që nga lindja, në prill 1993, kur ndër të tjera ish-kampioni argjentinas ishte në dishezë në prag të mbylljes së karrierës së lavdishme. Por tani, nëse rumuni Maradona Dumitru, ka marrë këtë hapësirë në kronikën e zezë, është vetëm për probleme me ligjin.
Maradona është një grabitës. Karabinierët e Bernnareggios në Itali, e kanë arrestuar për shkak të një sulmi të ndodhur në 16 tetorin e vitit të shkuar pikërisht në qytezën me 11 mijë banorë të Monzës dhe Brianzas. Dumitru, i cili vepronte së bashku me motrën dy vjet më të vogël (janë në Itali pa një adresë fikse, pa shtëpi dhe të specializuar në vjedhje), i janë afruar zonjës Marialuisa, një 80-vjeçare, që i kishin marrë një orë roleks nga dora.
E kishin lënë makinën të ndezur aty pranë, një Ford Focus, hipën në bord dhe u zhdukën. Karabinierët e kishin “parë” mjetin në një telekamera të sigurisë, kishin nisur kërkimet dhe kanë njohur të motrën, e cila i lejoi të verifikojnë një seri episodesh të ngjashme, gjithnjë në dëm të të moshuarave në Emilia, ku çifti kriminal shkonte për grabitje. Sa i takon kronikës, Dumitru kishte një emër më pak fantazioz se i vëllai: quhej Pamela.