Gostivar, 4 tetor – Të enjten në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, Stacioni policorë në Gostivar, kanë privuar nga liria personin N.I. 34 vjeçar nga fshati Debresh, shkruan gazeta KOHA.
I njëjti rreth të mërkurën mbrëma orës 23.00, ka tentuar të kryejë vjedhje të rëndë në një objekt tregtarë në Gostivar, në rrugën “Goce Dellçev” por e ka vërejtur pronari i objektit dhe menjëherë ka filluar të ikë. Pronari i objektit ka vrapuar pas tij dhe e ka kapur, por më pas e ka lëshuar, sepse i njëjti e ka kërcënuar se do ta sulmoj fizikisht.
Personi N.I. 34-vjeç, është mbajtur në Stacion policorë Gostivar, dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)