Kapen rreth 300 kg marihuanë, arreëstohet një qytetar nga Buteli (VIDEO)

Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Shkup, siç informojnë nga policia, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 30 vjeçarit H.E, transmeton gazeta Koha.

Bastisja në shtëpinë e tij që gjindet në Komunën e Butelit, është kryer pas informatave paraprake të marra nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra, dhe në bazë të urdhërit nga gjyqi.

Gjatë kontrollit u gjetën 229 çanta marihuanë me një peshë totale prej rreth 300 kilogram, siç u informua nga policia. H.E është ndaluar, ndërsa marihuana është dorëzuar për ekspertizë dhe matje, thonë nga MPB.

Kundër shtetasit të arrestuar të Shkupit do të ngrihen në Prokurorinë Publike në Shkup për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lirim për shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, të parashikuara me nenin 215 paragrafi 1 i Kodit Penal. (koha.mk)