Tetovë, 26 shtator – Dy 15-vjeçarë minorenë nga fshati Kopaçindoll, nxënës të shkollës së mesme, në prezencë të familjarëve të tyre, dje rreth orës 13 e 40 minuta, në Stacionin policorë Tetovë kanë denoncuar rrezikim me armë gjatë një përleshje verbale, të cilën e kanë kryer dy persona nga fshati Gajre, të moshës 15 dhe 16 vjeçare, shkruan gazeta KOHA.
Në mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 09.00, përderisa kanë lëvizur në rrugën “Vëllezrit Miladinovi” në Tetovë, janë afruar dy personat e denoncuar nga të cilët njëri (15 vjeçari) nxënës në të njëjtën shkollë, ka nxjerrë një pistoletë, është kërcënuar dhe e ka drejtuar në drejtim të tyre, derisa tjetri ka mbajtur një thikë në dorë me qëllim që ti sulmoj.
Kalimtarë të rastit kanë reaguar dhe i kanë ndarë, kurse dy minorenët nga fshati Gajre menjëherë kanë ikur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë janë thirrur në Stacionin policor në Tetovë. Policia informon se është duke u zbardhur. (koha.mk)