Gostivar, 13 nëntor – Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme – Stacioni policor në Gostivar, të hënën mbrëma prej ora 20 e 30 minuta deri ora 21.00, kanë kryer bastisje në një objekt hotelerik, me lokacion në rrugën “Mladen Gruevski” në Gostivar.
Gjatë kësaj bastisje, tek 34 vjeçarja Z.R. nga fshati Rostushë dhe 31 vjeçari A.I. nga Shkupi, është gjetur kokainë. Kokaina e gjetur është marrë për ekspertizë, kurse Z.R. dhe A.I. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. (koha.mk)