5500 paketa heroine që mbanin sipër foton e Donald Trump u kapën nga policia e Floridas të premten pas një hetimi të gjerë. Polica gjithashtu zbuloi se droga mbante nofkën “pako për Donald Trump”, shkuan “RT”. “Ajo që unë dua t’i them këtij shpërndarësi droge është se bëri një gabim të madh që vendosi foton e presidentit – tha një zyrtar policie – Gabim i madh. Sepse ai do të jetë avokati ynë më i ashpër për zhdukjen e këtyre plehrave nga rrugët tona. Gabim i madh!”. Ngarkesa më e madhe e drogës në Hernando të SHBA-së u kap më 27 janar në një hetim disa mujor.