Te Juventus po përflitet gjithnjë e më shumë për një rikthim të Masimiliano Alegrit. Andrea Pirlo nuk ia ka dalë të impresionojë në vitin e tij të parë si trajner dhe presidenti Andrea Anjeli është i pritur t’i japë skuadrës më shumë siguri dike kthyer një që e njeh mirë ambientin dhe që bardhezinjve i dhuroi pesë tituj dhe dy finale Champions League.
Mirëpo, kundër një rikthimi të Alegrit te Juventus ka dalë Fabio Kapelo, i cili thekson se kish rikthehet nuk ka bërë mirë. “Të gjithë ato që janë rikthyer nuk kanë bërë shumë mirë.
Pyes pse u largua ai, pse donin diçka ndryshe? Erdhi Sarri dhe nuk ia doli të ndryshonte diçka, prandaj pyetja është se kush është përgjegjës për këtë?
Nëse drejtuesit mendojnë se dinë më shumë se trajneri, atëherë dikush ka mbivlerësuar veten. Nëse unë do të isha Alegri do ta mendoja dy herë rikthimin”, u shpreh Kapelo.