Ultrasit e Rijekës, që në “San Siro” sonte janë rreth 500, gjatë gjithë ditës së sotme, kanë krijuar shumë kaos në Milano, sidomos në sheshin Duomo, ku edhe kanë dedikuar kore, thërritur dhe madje duartrokitur e ndezur flakadanë, teksa policia i shoqëronte. Por, episodi më i turpshëm ishte ai i një tifozi, ndoshta i dehur, që uli pantallonat në statujën e famshme të Vitoria Emanuele II, në Duomo, teksa fotografët shkrepën aparatet e tyre për këtë moment. Sonte luhet Milan-Rijeka, e vlefshme për Europa League.