Uashington, 14 mars – Në komunikacionin ajror të SHBA-së është shkaktuar kaos pasi presidenti amerikan Donald Tramp bëri të ditur se për momentin ulet modeli i Boing 737 Maks.
Për herë të dytë për gjashtë muaj autoritetet amerikane sjellin një vendim të tillë për aeroplanë të caktuar të Boing.
Si shkak për vendimin e tillë Trampi theksoi “informacione të reja” të cilat kishin dalë në sipërfaqe në hetimin vijues, por nuk zbuloi më shumë hollësi.
Nga kjo ndalesë janë prekur udhëtarët e tri kompanive ajrore amerikane. Për shkak të vendimit tani kërkohet zëvendësim për 72 aeroplanë Boing 737 Maks dhe ri rezervim të fluturimeve.