Shkup, 9 prill – Një kaos i vërtetë ka shpërthyer në burgun hetues të Shuto Orizares pas vdekjes së një të burgosuri i cili rezultoi pozitiv në virusin Korona, njofton gazeta Koha nga burime brenda burgut.
“Gjithë burgu është ngritur në këmbë, jemi futur në grevë urie sepse këtu njerëzit janë duke vdekur prej virusit Korona, tash erdh drejtori të na sheh sepse nuk kemi as mjek e as asgjë, shumë keq është këtu, gjendja është shumë e rëndë”, kështu theksojn për gazetën KOHA disa të burgosur nga ky burg.
Edhe përkundër asaj që gazeta KOHA tentoi të merr prononcim nga autoritetet e këtij burgu për gjendjen dhe atë se cfarë po ndodh brenda burgut, nuk arritëm të marim ndonjë prononcim.
Ndryshe, në vend që të lirohej nga paraburgimi pas 30 ditësh në burgun hetues Shuto Orizare, 47-vjeçari E. A. u gjet i vdekur dje. Testi i vdekjes tregoi se është pozitiv në virusin Korona.
Ai u pranua në njësinë e paraburgimit më 8 mars. Nuk kishte ethe, kollë dhe asnjë simptomë tjetër të virusit.
Më 30 mars, ai u ankua për dhimbje në zemër, për të cilën mori terapi të përshtatshme. Shoku i tij i dhomës tha që ai kishte shkuar në shtrat një natë më parë pas namazit të mbrëmjes. Në mëngjes, kur u ngritën për t’u fal, ai u sëmur. Thirrëm ambulancën, por ajo vetëm deklaroi se kishte vdekur.
Trupi u dorëzua për obduksion, pasi ky është protokolli për të gjithë ata që vdesin nëpër burgje.
Drejtori i burgut hetimor Esad Rahic nuk pranoi të komentojë se si i arrestuari u infektua dhe sa njerëz ishin në kontakt me të. Administrata e drejtorisë për përmbarim të sanksioneve thotë se menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ishin marë të gjitha masat parandaluese.
I arrestuari i ndjerë, mësues me profesion, vjen nga zona e Resnës. Djali i tij u arrestua gjithashtu sepse mashtruan dhe dëmtuan blerësit e mollës. Paraburgimi 30 ditor përfundoi në ditën e vdekjes së tij, pas së cilës ai duhej të largohej në shtëpi.(koha.mk)