Disa ditë më parë mediat rozë filluan spekulimet për një divorc të mundshëm midis Kim Kardashian dhe Kanye West.

Gjatë vitit të fundit çifti ka pasur problem të ndryshme dhe ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Kanye është përfshirë disa herë në skandale si bipolaritet, shpërthime në rrjete sociale, zënka dhe situate të pakëndshme të cilat mendohet se kanë sjellë përçarje mes çiftit.

Advertisements

Përpos këtyre problemeve në rrjetet sociale janë përhapur fjalë të tjera.

Flitet për një tradhti të mundshme të West me make-up artistin e famshëm Jeffre Star.

Shkak i gjithë bujës u bë Ava Lousie që për më tepër shprehet se nuk është habitur nga ky fakt sepse e ka ditur prej kohësh për marrëdhënien e Kanye me Jeffree.

Sipas lajmeve reperi është shpërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit. Ai gjithashtu ka një pronë pikërisht në Wyoming.

Daniel “Keemstar” Keem kërkoi një prononcim ditën e sotme nga Star në lidhje me këtë teori dhe mori si përgjigje: “Hahaha. Unë jam duke kaluar bukur në Wyoming, ejani vizitojeni ndonjëherë!”

Nuk ka asnjë provë për të vërtetuar që Star dhe Kanye janë në të vërtetë në një lidhje mirëpo të gjitha këto detaje nuk janë rastësi!