Kante merr vendim për të ardhmen e tij

15

N’Golo Kante ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror. Mesfushori francez nuk luajti në disa ndeshje për Chelsean dhe disa skuadra të mëdha u futën në garë për të. Inter këmbënguli më së shumti për transferimin e lojtarit, por atë e donin edhe Paris Saint Germain dhe Real Madrid. Megjithatë mediumi francez Le10sport ka raportuar se Kante ka marrë tanimë vendimin për të ardhmen e tij.

Francezi ndihet shumë mirë te Chelsea dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi. Gjithnjë sipas informacioneve të këtij mediumi, Kante i ka bërë të qartë trajnerit Lampard dhe drejtuesve të klubit londinez se dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Stamford Bridges. Përkundër që PSG, Real Madrid e Inter planifikonin transferimin e Kantes në një tjetër afat kalimtar, ai pritet t’i qëndrojë besnik Chelseat, ku është njëri nga lojtarët më të dashur në klub.