Merkatoja e Romës mund të përjetojë një zbulim të papritur. Së pari dhe pastaj, me sa duket, edhe në hyrje. Shkëndija për të cilën po flasim e sheh Raxha Nainggolan si protagonist, i cili nuk po kalon momentin e tij më të mirë, as si pjesë e ekipit, as si individ, nën hijen e “Colosseo”. Mesfushori i Romës, sipas “Gazzetta dello Sport”, në fakt është emri i parë në listën e merkatos së Fabio Kannavaros.
Trajneri italian i Guangzhou Evergrande e telefonoi personalisht Eusebio Di Françeskon, si dhe lojtarin, duke shpjeguar të gjitha planet e tij. Pastaj, vetë klubi kinez vazhdoi të “sulmonte” atë italian. Oferta e Evergrande Guangzhou është 50 milionë euro dhe vetë lojtari pritet të përfitojë mbi 12 milionë euro. Problemi më i madh është ai i zakonshëm dhe ka të bëjë me tatimin, që Federata Kineze e Futbollit ka imponuar për transfertat nga jashtë, që i tejkalojnë 6 milionët. Në praktikë, klubi në fjalë duhet të paguajë tepricën (në këtë rast 44 milionë) në formën e investimeve për zhvillimin e futbollit të të rinjve kinezë. Pra, shpenzimet totale do të arrinin në 94 milionë.
Një situatë që, padyshim, Guangzhou e di dhe është e gatshme të përballet. Situata, ndër të tjera, ka vazhduar për rreth një vit. Në këtë moment, gjithsesi, gjithçka mbetet në pritje, edhe nëse nuk ka kohë për të humbur, pasi Roma do të duhet të shkojë në “gjueti” për zëvendësuesin.