Ylli i Tottenham Harry Kane do të mbyllë karrierën e tij me klubin e Premier League, pas interesit të Real Madrid. Kane ka vazhduar me vesin për të shënuar shumë gola edhe këtë sezon, duke gjetur rrjetën 11 herë në të gjitha kompeticionet.
Ai ka zgjuar interesin e shumë klubeve evropiane, por Kane thotë se do të mbetet te Tottenham deri në fund të karrierës së tij.
“Do të doja të isha një ‘one-klub-man’,” shprehet sulmuesi anglez për Daly Mirror. “Varet se si do të ecë klubi, por kam thënë se dua të qëndroj këtu, pasi jemi në një pozicion shumë të mirë për momentin.
“Qendra stërvitore është fantastike, stadiumi i ri po vjen, trajneri është i shkëlqyer dhe kemi një skuadër të re. Kështu që çdo gjë është mirë.”
Kane ka fituar Këpucën e Artë të Premier League në dy sezonet e fundit, duke ndihmuar Spurs të renditet mes tre më të mirëve.
“Unë dua të fitoj sa më shumë trofe. Kur të më përfundojë karriera, janë trofetë ato që dua të kujtoj dhe shpresoj t’ia arrij.”