Sulmuesi i Përfaqësueses së Anglisë, Harry Kane nuk e ka ndërmend të largohet nga Tottenhami edhe për disa vite përkundër ofertave nga skuadrat tjera. Mediat në Angli kanë raportuar të martën se Kane është i vendosur të respektoj kontratën e ri me Tottenhamin që i skadon në vitin 2024.
“Te Tottenhami nuk kanë arsye të shqetësohen për të ardhmen e sulmuesit Kane pasi ai ka vendosur të mbetet në klub deri në vitin 2024”, ka thënë një burim i afërt me futbollistin. Sulmesi 27-vjeçar te Tottenhami u transferua në vitin 2013 kurse këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 14 herë në 25 ndeshje në të gjitha garat për ekipin anglez.