Uashington, 5 nëntor – Sanksionet amerikane ndaj Iranit sot kanë hyrë në fuqi, që paraprakisht u pezulluan me nënshkrimin e marrëveshjes multiraterale të vitit 2015, ndërsa Teherani paralajmëroi se do t’i shkelë dhe do të vazhdojë të shesë naftë.
“Amerika dëshiron ta reduktojë shitjen e naftës iraniane në zero…por ne do të vazhdojmë të shesim naftë…t’i shkelim sanksionet”, deklaroi presidenti iranian Hasan Rohani.
Sanksionet amerikane kanë të bëjnë në sektorin transportues, financiar dhe energjetik të Iranit, ndërsa kjo është pakoja e dytë e sanksioneve pasi presidenti amerikan Donald Tramp u tërhoq nga Marrëveshja në maj të këtij viti.
Me sanksionet e SHBA-së do të dënohen edhe shtetet të cilat do të vazhdojnë të importojnë naftë iraniane, si dhe kompanitë e huaja të cilat bashkëpunojnë me firmat iraniane nga e a.q lista e zezë.
Sipas përfaqësuesve amerikanë, sanksionet do të vlejnë përderisa Irani nuk ndalon ta mbështesë terrorizimin, u tërhoq nga Siria dhe plotësisht e pezulloi Programin për zhvillim të armëve bërthamore dhe raketave balistike.
Teherani zyrtar paraprakisht bëri të ditur se nuk është i shqetësuar për shkak të vendosjes së sërishme të sanksioneve amerikane për naftë dhe për sektorin financiar iranian.
Sanksionet e Amerikës i përshëndeti Izraeli, derisa Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe paraprakisht në një kumtesë të përbashkët porositën se u vjen keq për shkak të vendimit të tillë të Uashingtonit.