Një çift në Michigan janë prindër të 13 djemve dhe janë në pritje të fëmijës së 14-të për të cilin shpresojnë shumë të jetë vajzë.
Jay dhe Kateri Schwandt thonë se shtimi i familjes së tyre të madhe me një fëmijë tjetër nuk do të kërkojë ndonjë mundim të madh nga ana e tyre, pasi siç shprehen, nëse ke tre fëmijë është njësoj si të kesh 10.
“Ka vetëm pak më tepër kaos e zhurmë. Asgjë me të cilën nuk jemi mësuar”, shprehet nëna e 13 fëmijëve.
Siç kanë vepruar me fëmijët e fundit, çifti ka vendosur ta lërë surprizë gjininë e fëmijës së 14-të për të cilin gjithsesi nuk e fshehin dëshirën që të jetë vajzë, pas 13 djemve.