Shkup, 13 qershor – Edhe këtë vit me rastin e festës së Bajramit, Shoqata Kulturore “Vizioni M” – Shkup në bashkëpunim me SHE Parimi organizon manifestimin tradicional “Kandilat e Bajramit”, njofton KOHA.
Programi i manifestimit “Kandilat e Bajramit 2018”
– E Enjte 14.06.2018 –
* Treni i Bajramit – ora 11:30 – Marshuta e Trenit fillon nga Xhamia Mustafa Pashë, vazhdon nëpër rrugët e komunës Çair për të përfunduar në Çarshi tek sheshi para xhamisë Murat Pashë.
* Ekspozita Stringël (bizhuteri) dhe Art si dhe ekspozita nga konkursi organizuar nga SHE Parimi “Foto Mozaiku i Ramazanit” – ora 12:00 – Sheshi para Xhamisë Murat Pashë në Çarshi të Shkupit.
* Koncerti për fëmijë “Fidanët e Bajramit” – Hepening – ora 13.30 Sheshi para xhamisë së Murat Pashës.