Kandidati për president i FFF-së, gati të kthejë Benzemanë te Franca

22

Dyert e ekipit kombëtar mund të rihapen për Karim Benzema, i cili konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në planet. Megjithatë, që nga viti 2015 për lojtarin e Realit nuk ka më hapësirë ​të “Gjelat”. Marrëdhënia midis Karim Benzema dhe ekipit francez u ndërpre nga çështja tashmë e famshme “Valbuena”.

Pikërisht në vitin 2015, mesfushori, i cili tani luan në Olympiakosi, e akuzoi ish-shokun e skuadrës se i kishte kërkuar atij një shumë të madhe parash në mënyrë që të mos transmetohej një video në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale.

Benzema, nga ana e tij, gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në këtë aferë, por ndërkohë ai është përjashtuar për një kohë të pacaktuar nga përfaqësuesja, çka e pengoi atë të merrte pjesë  në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018 (u fitua nga Franca).

Pro kthimin të Benzemasë në ekipin kombëtar është Michel Moulin, një nga kandidatët për presidencën e Federatës Franceze të Futbollit. Duke folur për “Le Figaro”, ai shpjegoi se, nëse ai zgjidhet, ai do të bëjë çmos për të siguruar që sulmuesi i Real Madrid të kthehet në dispozicion të Deschamps. “Karim Benzema është një sulmues i shkëlqyeshëm dhe Didier Deschamps është një punonjës i FFF-së. Nëse trajnerit i kërkohet që Benzema të luajë, ai duhet ta lërë Benzemanë të luajë”, ka thënë Moulin.

Duke folur për AFP, Moulin shtoi se ai është i gatshëm të veprojë si një ndërmjetës në këtë çështje. “Pa dyshim që është komisioneri teknik ai që i bën ftesat, por kur flasim për menaxhim është detyra e presidentit të mbledhë z. Deschamps dhe z. Benzema dhe t’i bëjë ata të bëjnë paqe. Ne nuk mund ta privojmë veten nga një djalë që është ndoshta sulmuesi më i mirë francez. Presidenti i Federatës duhet të përfshihet në ngjarje të këtij lloji”, përfundoi Moulin.