Emili Rousaud paraqiti kandidaturën e tij për presidencën e Barcelonës. Ai që ishte anëtar i bordit të drejtorëve të Josep Maria Bartomeu la të kuptohet se çfarë synon të bëjë, nëse zgjidhet në krye të klubit Blaugrana. Midis tyre është rikthimi i Neymar.
“Ne do të nënshkruajmë me dy top-lojtarë, njëri prej tyre është Neymar. Ne po punojmë për ta rikthyer atë në Barcelonë, nëse tërheq kërkesat që ka kundër klubit tonë”, ka thënë Rousaud, i cili më pas ka folur për nënshkrimin tjetër, por nuk ka zbuluar emrin e tij.
“Shpresojmë që të jemi në gjendje së shpejti ta themi emrin e lojtarit tjetër ekskluziv, që duam të sjellim. Kjo nuk do të lërë askënd indiferent. Ne kemi një komunikim direkt me lojtarin”, ka shtuar më tej kandidati për president i klubit katalanas.
Gjithashtu është diskutuar edhe për ndryshimin e emrit të stadiumit dhe i njëjti të emërohet me emrin e yllit argjentinas.
“Ne do të bëjmë një referendum, në mënyrë që stadiumi të riemërtohet “Camp Nou – Leo Messi”. Rousaud ka thënë se në arrin fitore do të mbështetet tek ish-yjet e skuadrës si Xavi, Iniesta e Puyol.
“Nëse ne fitojmë, duam të mbështetemi te Xavi, Iniesta dhe Puyol dhe atyre t’iu ofrojmë një lidhje të fortë me klubin, ekipin dhe La Masía”.
Në vazhdim, Rausaud ka zbuluar edhe planin e tij, pastaj trajnerin dhe drejtorin sportiv.
“Unë e bëj këtë nga entuziazmi, përkushtimi dhe përvoja. Dua ta rindërtoj ekipin, klubin dhe ekonominë. Do të lë lëkurën time për ta bërë Barçën, edhe një herë, ekipin më të mirë në botë. Unë e njoh shtëpinë blaugrana prej pesë vitesh dhe kam përvojë biznesi.
Trajneri? “Ne e respektojmë shumë Koeman, por nëse nuk vazhdon, kemi kontakte me dikë tjetër, që është aktiv dhe po trajnon një nga skuadrat më të mira në Evropë. Sa i përket drejtorit sportiv, kemi gati më të mirin në pozicionin e tij, por nuk mund ta shpallim akoma, sepse është aktiv”, përfundoi Emili Rousaud, kandidati për president i Barcelonës