Shkup, 5 mars – Kandidati i pavarur për president Blerim Reka kumtoi se i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për kandidim në zgjehdjet e ardhshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut, njofton Koha.
Nga shtabi zgjedhor i Rekës informojnë se për më pak se 15 orë, kandidaturën e tij e kanë mbështetur mijëra qytetarë me mbi 11.000 nënshkrimeve
“Falënderojmë strukturat e partive politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për kontributin dhe mbështetjen e dhanë në procesin e mbledhjeve të nënshkrimeve.
Poashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen: guximin e gjejmë në përkushtimin tuaj!”, thuhet në kumtesën e Shtabit Qendror të Blerim Rekës. (koha.mk)