Kandidati për prefekt, Ekrem Imamoglu nga Partia popullore republikane opozitare, e cila fitoi më së shumti vota në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll. sot kërkoi zyrtarisht të shpallet fitues në zgjedhjet, që u mbajtën të dielën, duke i quajtur kundërshtimet “të turpshme”.
Pas numërimit të 100 për qind të fletëvotimeve, Ekrem Imamoglu fitoi në Stamboll me 48,79 për qind të votave.
Këto janë rezultate jozyrtare, por duhet të konfirmohen nga ana e Këshillit zgjedhor.
“Duam drejtësi, duam që Këshilli zgjedhor të na japë mandat zyrtar”, tha Imamoglu në konferencën për shtyp në Stamboll, duke shtuar se “Stambolli nuk ka edhe një minutë për të humbur”.
Humbja e Stambollit dhe Ankarasë, me të cilët qeverisnin konservatorët islamikë tani më 25 vjet, është mossuksesi më i madh për AKP-në.
Stambolli është qendër ekonomike e vendit dhe është shtëpia e një të pestës së votuesve turq. Ky është qytet në të cilin është rritur presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili në vitin 1994 u zgjodh për prefekt.
Kandidati për prefekt të AKP-së për Stambollin, Binali Jëldërëm fitoi 48.52 për qind të votave.(koha.mk)