Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës сë Çairit, Ganiu dje e vizitoi Çarshinë e vjetër të Shkupit

Zëvendësministri i Arsimit, Visar Ganiu, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës të Çairit, sot realizoi takim me qytetarët e Shkupit në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Duke mos hezituar që të ndajë kohën me ta për të biseduar rreth problemeve të cilat u përkasin banorëve të Çairit dhe njëkohësisht si nxitje i mori propozimet dhe idetë e tyre, duke siguruar që do të trajtohen si tema të cilat do të përfshihen në plan-programin e punës të kryetarit të komunës.