Gjashtë politikanë amerikanë përmenden si kandidatë për shef të Departamentit të shtetit, zbulojnë mediat amerikane. Në rreth një muaj para inaugurimit të Donald Trampit si president i ri i SHBA-së, ende nuk u përcaktua se kush do të udhëheq me funksionin më prestigjioz në administratë. Tani për tani, ekipi për tanzicion i presidentit të sapozgjedhur, konfirmon vetëm se si kandidatë për sekretar shtetëror janë regjistruar Rudi Xhuliani, ish prefekt i Nju-Jorkut, Mit Romni, guvernator i dikurshëm dhe kandidat presidencial në zgjedhjet në vitin 2012, Dejvid Petreus, ish gjeneral dhe më vonë drejtor i CIA-s, si dhe Bob Korker, kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në Senatin amerikan. Mediat tani i përmendin si kandidatë edhe Xhon Bolton ambasador i SHBA-së në KB në kohen e presidentit Xhorxh Bush, por edhe Xhon Hantsman, ish guvernator i shtetit federal Juta dhe më vonë ambasador në Kinë. Sipas mediave, Tramp është në “telashe” me zgjehdjen e njeriut të parë të Departamentit të shtetit, që sqarohet edhe me jopërvojën e tij në punët diplomatike. Reagime më të mëdha, megjithatë ka rreth kandidatimit të Petreusit. Ai vitin e ardhshëm ishte kushtimisht i dënuar me dy vjet burg për “dhënien e dokumenteve të besueshme” ish dashnores së tij, Pola Broduel. Petreus i ka lejuar Broduelit, e cila ka shruar libër, të ketë qasje në strategjinë ushtarake, në potencialin zbulues të SHBA-së dhe ta zbulojë identifikimin e fshehur të operativëve. Për FBI-në kjo ishte jo vetëm shkelje e rregullave interne, por edhe shkelje e rëndë e sekretit dhe sigurisë, pasi Petreus i ka ruajtur të gjitha dokumentet e tilla, në shtëpi në një fiokë të hapur, në vend se në një kasafortë të sigurtë. Tramp veçmë ka pasur bisedë ë gjatë me Petreus rreth kandidaturës së tij për sekretar shtetëror. Ekipi i presidentit të sapozgjedhur insiston se bëhet fjalë për ish gjeneral lartë të ranguar dhe me autoritet, të cilin e konsiderojnë si “hero amerikan”.