Ohër, 31 mars – Kandidatët për kryetar të komunës së Ohrit sot me iniciativë të Komisionit Zgjedhor Komunal i vendosën nënshkrimet e tyre në Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, raporton gazeta KOHA.
Në zgjedhjet e caktuara për më 21 prill për funksionin e zbrazur të kryetarit të komunës do të zgjedhin njërin nga pesë kandidatët, kryetarin aktual të komunës Konstantin Georgievski si kandidat i LSDM-së, Mitre Milloshovski si kandidat i VMRO-DPMNE-së, Mihail Trendafilov-Nançe si kandidat i UDQ, kandidati i partisë Demokratë Stevço Stevoski dhe Xhemail Mena nga BESA.
Në emër të KZK-së kryetari i komisionit Kliment Kamnarovski i’u falënderua kandidatëve që e pranuan iniciativën dhe me nënshkrimet e tyre e japin pëlqimin e sjelljes korrekte në fushatën e ardhshme, duke u dëshiruar sukses në zgjedhje.
Prej nesër edhe zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet, që ishin shpallur për shkak të vdekjes së papritur të kryetarit të komunës së Ohrit Jovan Stojanoski në dhjetor të vitit të kaluar.(koha.mk)