Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka mohuar se ai do të dalë në zgjedhje për Kryetar të Bashkisë së Torinos. 35-vjeçari u tërhoq nga futbolli në vitin 2019 dhe është pa angazhim tash e rreth dy vite.
Disa raporte në Itali kishin pohuar se ai ishte gati të kandidonte për Kryetar të Bashkisë së Torinos, qytetit ku ai lindi dhe u rrit. Megjithatë, është vet Marchisio, i cili ka mohuar një gjë të tillë me anë të rrjeteve sociale.
“Mendoj se është e pabesueshme që duhet të komentoj mbi këto absurditete. Politika është një gjë serioze. Prandaj, ju lutem, tregohuni serioz”, ka shkruar Marchisio.
Ish-lojtari i Italisë shënoi 37 gola në 389 ndeshje me Zonjën e Vjetër dhe fitoi 15 trofe me Bianconerët gjatë karrierës së tij.