Shkup, 24 shtator – Shoqata “Borka – për çdo ditë të re” të dielën organizon ngjarje “Race for the cure” në suaza të fushatës nacionale për luftë kundër kancerit në gji, e cila do të mbahet në Parkun e Qytetit, te Guaca por njëkohësisht edhe në 13 qytete tjera të Maqedonisë.
“Kjo do të jetë ngjarja jonë e 12-të Përpara rozë e cila këtë vit kalon në “Race for the cure” së bashku edhe me 36 vende tjera dhe organizata të Evropës. Jemi shumë të lumtur sepse për herë të parë e vendosim Maqedoninë në hartën e Evropës në një familje aq të madhe, por gjithashtu jemi të lumtur që arritëm gjatë Kovid-19 të mos i harrojmë të sëmurët nga kanceri, të insistojmë për kujdesin e tyre, sepse Kovid do të kalojë, megjithatë kanceri do të paraqitet, veçanërisht ai në gji, i cili është njëri nga llojet më të shpeshta te gratë, por edhe te burrat”, tha Dodeva.
Përveç se në Shkup ngjarje njëkohësisht do të mbahen edhe në Manastir, Ohër, Prilep, Resnjë, Kavadar, Veles, Strumicë, Gjevgjeli, Vallandovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kolan dhe Vinicë, me angazhimin e filialeve të Shoqatës “Borka” në ato qytete, si dhe mobilizim i kryetarëve të komunave dhe grave në të gjithë ato vende.
Luk Zahner këshilltar për marrëdhënie me opinionin në Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila nga vetë fillimet i mbështet në vazhdimësi aktivitetet e Shoqatës “Borka”, theksoi se kjo temë është universale, dhe në ndonjë mënyrë i prek të gjithë njerëzit në mbarë botën dhe pikërisht për atë shoqata e ka mbështetjen e Ambasadës për ngritje të vetëdijes publike për këtë sëmundje të fshehtë.
“Shpresoj se të gjithë do të bashkangjiteni në shoqatën “Borka” dhe ekipin e Ambasadës të dielën të hapërojmë së bashku në nder të atyre që i humbën jetët dhe në mbështetje të familjeve, miqve, mjekëve, hulumtuesve dhe bashkësive”, tha Luk i cili e transmetoi edhe përvojën personale për sëmundjen.
Bllagoja Bocevski, anëtar i Borkës, i cili ka qenë me kancer në gji para 11 viteve, publikisht dhe me negociata të hapura për betejën e tij me këtë sëmundje ka apeluar deri te të gjithë burrat të bëjnë vetëkontroll, sepse kjo nuk është sëmundje e cila i godet vetëm gratë. Ka apeluar edhe deri te autoritetet shëndetësore në vend në skrining përveç grave t’i përfshijnë edhe burrat.
Sipas Dodevës, në korrniza botërore 1-2 për qind e burrave sëmuren nga kanceri në gji. Ky trend e ndjek edhe Maqedoninë me tetë deri në 10 burra te të cilët në nivel vjetor diagnostifikohet kanceri në gji.
Në pyetjen e gazetarëve ajo konfirmoi se nuk ka probleme me dhënien e vërtimeve për pacientët e Onkologjisë dhe se pas paraqitjes së pandemisë u ndihmojnë të sëmurëve nga kanceri në brendësi rregullisht t’i marrin ilaçet, ndërsa shpërndarjen e ndihmon Kryqi i Kuq dhe vullnetarët.
“Kemi të sëmurë nga Kovid, disa ditë rritet numri i të sëmurëve, ndërsa disa ditë të tjera zvogëlohet, megjithatë numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga kanceri është konstant dhe atë përafërsisht 13-15 njerëz në ditë, kjo është shifër e madhe dhe për shkak të asaj konsiderojmë se shëndetësia nuk duhet të ndalet dhe për atë të gjitha nismat nga vetë fillimi që i bëjmë se duhet të mundësojnë kontrolle në kohë për të sëmurët, të vazhdojnë kontrollet diagnostifikuese, bëhet fjalë për sëmundje malinje e cila shumë shpejtë mund të përparojë. Bëjmë përpjekje edhe në qytetet më të vogla sepse pamë që disa klinika nuk funksionojnë. Ngritëm nismë me Ministrinë dhe klinikat, për atë se duhet të vazhdojnë procedurat diagnostifikuese dhe se duhet të ketë shërim. Nuk guxon të na shembet sistemi shëndetësor për shkak të kësaj situate”, tha kryetarja e “Borka – për çdo ditë të re”.
Ngjarja qendrore me rastin e fushatës do të mbahet në Shkup me ecje simbolike rreth Parkut të qytetit në të cilën do të marrin pjesë ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Elizabeta Georgievska, bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski me respektim të tërësishëm të protokolleve nga autoritetet shëndetësore. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën evropiane të Aleancës evropiane për luftë kundër kancerit Think pink Europe”, anëtare e së cilës është “Borka”.