Kancer në gjak, Sam Neill flet për problemet me shëndetin

Sam Neill ka folur për problemet  shëndetësore të cilat i ka zbuluar në një intervistë të fundit me  gazetën britanike “The Guardian.” Aktori i njohur ka zbuluar se u diagnostikua me kancer në gjak gjatë Marsit të kaluar. Gjatë intervistës ai bën me dije se fatmirësisht e ka kaluar rrezikun ndërsa do të vazhdojë t’i nënshtrohet kimioterapisë edhe në të ardhmen. Teksa ka rrëfyer për vështirësitë të cilat ka kaluar ai thekson se këto momente  në jetën e tij e kanë bërë atë të jetë më mirënjohës.

Aktori pritet të publikojë të martën edhe një libër të ri me titullin “Did I Ever Tell You This?” ku pritet të flasë më gjerësisht lidhur me këtë temë, por edhe detaje të tjera private.

Neill, i lindur në Irlandën e Veriut, i cili jeton në Zelandën e Re, filloi të aktrojë në vitet 1970 dhe është më i njohur për publikun  për rolin e tij si Dr. Alan Grant në  filmin fantastiko-shkencor “Jurassic Park”. Ai ka luajtur dhjetëra role në TV dhe film, duke përfshirë “Peaky Blinders”, “The Hunt for Red October” dhe “The Piano”.

Advertisements