Berlin, 18 tetor – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot filloi të bisedojë me dy parti më të vogla për formim të koalicionit qeveritar në Gjermani. Unioni Kristian Demokratik (CDU) i Merkelit dhe partneri i saj tradicional i Bavarisë, Unioni Kristian Social (CSU), së bashku fituan rreth një të tretën e votave të zgjedhjeve më 24 shtator, që nuk mjafton që të qeverisin vetë. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), me të cilën lidhja CDU/CSU qeverisi në katër vitet e fundit, pas rezultati të dobët zgjedhor, kumtoi se nuk do të marrë pjesë në pushtet si pjesë e “koalicionit të gjerë”. Demokristianët nuk mund të sigurojnë shumicë me mbështetje të një partie. Për këtë CDU/CSU sot kanë takime të ndara me Partinë Liberale Demokratike (FDP) dhe me të Gjelbrit.