Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i tha gazetës gjermane Welt Am Sonntag se është i hapur për një vonesë të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Gazeta Metro.
‘’Nëse Londra prezanton një strategji të duhur dhe një plan, atëherë shtyerja e datës për tërheqje për disa muaj mund të jetë e pranueshme’’ tha Kurz për një intervistë që do të publikohet të dielën. Britania pritet ta lë BE’në më 29 mars.
‘’Një Bexit i vështirë dhe i çrregullt do të na dëmtojë’’, tha Kurz. ‘’Por jemi të përgatitur edhe për këtë’’, shtoi ai.
Ndryshe, Parlamenti britanik ka rrëzuar marrëveshjen për Brexit të kryeministres britanike, Theresa May, në atë që është disfata më e rëndë e një kryeministri britanik në historinë demokratike të vendit.
Po ashtu, mediat e huaja shkruajnë se Britania mund t’i nënshtrohet një referendumi të dytë për Brexit nëse nuk ofrohet një plan B.