E ardhmja e kapitenit të Napolit, Marek Hamshik mbetet ende e paqartë, pasi siç duket, ai nuk do të vazhdojë më te skuadra e Napolit, ndërkohë që destinacioni më i mundshëm për të shihet Kina. Një ndër skuadrat te e cila mund të përfundonte Hamshik, ishte Guangzhu Evegrande, por mesa duket trajneri i skuadrës, Fabio Kanavaro ka vendosur që të mos marrë asnjë lojtar nga Napoli në mënyrë që të mos ketë probleme dhe disbalanca në skuadër.
“Sa i përket Hamshikut, mudn ët them se është një futbollist i madh, por kurrë nuk do të marr në skuadër një futbollist nga skuadra e Napolit, dhe këtë vendim e kam marrë pasi kam diskutuar me vëllanë tim, Paolo. Afrimi i tyre në skuadër do të sillte pakënaqësi dhe ndoshta do të prishte ekuilibrat”, u shpreh Kanavaro, duke i mbyllur kështu përfundimisht derën Hamshikut.