Kanadaja vendos sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë dhe ndalon importin dhe eksportin e mallrave luksoze të synuara nga Rusia, që është përgjigje e Otavës ndaj invadimit rus në Ukrainë.
Sipas kumtesës zyrtare, sanksionet shtesë do ta kufizojnë punën e 14 personave, mes të cilëve edhe oligarkët rusë, anëtarët e familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putinit.
Ndalimi i importit do të drejtohet ndaj mallrave ruse, të cilat përfshijnë pije alkoolike, ushqime deti dhe diamante. Ndalimi i eksportit ka të bëjë për mallrat luksoze si këpucët, veshjet dhe bizhuteritë.