Në Kanada, ndalohet mbajtja e qenve të racës ‘Pitbull’, ku janë marrë masa ligjore, kundër posedimit të ‘qenve të rrezikshëm’, të cilët mund të kanosin qytetarët, ka lajmëruar Ministri për siguri Publike Martin Kobato. Në Kanada nga viti 2005 ndalohet mbajtja e qenve ‘Pitbull’, në shumicën e krahinave por vendimi për krahinën frakofone Kebek, është marrë këtë javë. Arsyeja e ndalimit të ‘Pitbull’ lidhet me aksidentet dhe sulmet e tyre në zonat urbane, sidomos ndaj fëmijëve të shkollave fillore. Këtë racë tashmë Kanada po e konsideron si të rrezikshme dhe ka apeluar që do të dënohen edhe veterinarët në rast se i shohin në ordinancat e tyre dhe nuk i raportojnë qentë e kësaj race. ‘Pitbull’ është racë luftarake e qenve dhe në të kaluarën është përdorur në gara lufte me qen, dhe preferohet nga shumë adhurues të qenve, si racë e fortë për posedim.