Otavë, 13 tetor – Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo paralajmëroi se vendi do të pranojë 40.000 refugjatë nga Afganistani.
“Kanadaja pranon 40.000 refugjatë dhe ne i inkurajojmë vendet tjera ta rrisin mbështetjen e tyre për akomodim të sigurtë të refugjatëve”, shënoi Trudo në Tuiter.
Paraprakisht, ministri kanadez për Emigracion Marko Mendiçino deklaroi se Kanadaja do të pranojë më shumë se 20.000 afganë nga gruper më të rrezikuara.