Otava, 22 prill – Kryeministri kanadez Xhastin Trudo paralajmëroi qëllime më ambicioze të klimës për vendin e tij.
“Deri në fund të dekadës, emetimet e gazeve serë duhet të ulen për 40 deri në 45 për qind krahasuar me nivelet e vitit 2005,” deklaroi Trudo në onllajn samitin për ndryshimet klimatike, nikoqir i të cilës është presidenti amerikan, Xho Bajden.
Trudo theksoi se qëllimi është “zero” emetime të gazeve serë deri në vitin 2050.
Paraprakisht, Kanadaja kishte vendosur një objektiv për uljen e emetimeve për 30 për qind deri në vitin 2030.
Bajden ftoi 40 krerë të shteteve dhe qeverive në samitin dy-ditor onllajn për klimën në përpjekje ekonomitë më të mëdha të vendosin qëllime më të mëdha për uljen e nivelit të gazrave të dëmshme me efekt serë.