Kan kërkon nga Xhonsoni ndalesë të përzierjes së njerëzve nga familje të ndryshme për shkak të Kovid-19

11

Londër, 25 shtator – Prefekti i Londrës, Sadik Kan, kërkoi nga kryeministri britanik, Boris Xhonson ta ndalojë përzierjen e njerëzve nga familje të ndryshme, si pjesë e masave restriktive për kryeqendrën britanike, me qëllim që të ndërpritet përhapja e Kovid-19.

“Një nga gjërat që ia thashë kryeministrit është se mendoj se duhet të ndjekim çka po ndodhë në shtet dhe ta ndërpresim përzierjen sociale të familjeve”, deklaroi Kan në intervistë për gazetën britanike “Gardian”.

“Unë e them këtë me zemër të thyer”, theksoi ai.

Comments are closed.