Kampionia Olimpike mbetet pa medalje

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të rrëmbejë medalje në Grand Prix e Budapestit. Në garë për medalje të bronztë ajo pësoi nga spanjollja Ana Perez Box në kategorinë 52 kilogramë. Përkundër që ishte duke udhëhequr përballjen ndaj spanjolles, Kelmendi në fund pësoi me një ippon.